I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, analisti Mustafa Nano ka bërë një tjetër deklaratë provokuese në adresë të besimtarëve myslimanë.

Sipas tij, myslimanët vazhdojnë të jenë të llastuar, por ata duhet të mësohen të fyhen.

Nano tha se myslimanët kanë shkuar në Europë nga pëlqimi për lirinë e shprehjes dhe mendimit.

Megjithatë, sipas tij, pjesa myslimane e Europës thotë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni.

“Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para”,- tha Nano.

Ai tregon se ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme.

Myslimanët kanë ardhur në Europë se mbi të gjitha u pëlqen liria e shprehjes dhe mendimit. Në Europë që kritikohet Jezu Krishti dhe kritikohet si asnjë personazh tjetër në historinë e Europës, janë bërë libra dhe shkrime të shumta, por europianët janë pajtuar me këtë gjë. Pjesa myslimane e Europës thonë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni. Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para. Ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme”, – deklaroi Mustafa Nano. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook