Kryeministri Edi Rama njihet edhe për ironitë e tij të përdorura të përdorura në politikë, me gazetarët, por edhe me qytetarë të ndryshëm që komentojnë në statuset që ai publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi një qytetar i shkruan Ramës në lidhje me Vettingun, duke u shprehur se për të u fol gjatë gjithë verës dhe ende po bëhet asgjë lidhur me “tërmetin” në drejtësi dhe politikë, përveçse po ndëshkohen njerëzit që nuk kanë lidhje me shtetin.

Kryeministri Rama nuk ka ngurruar t’i përgjigjet qytetarit. I njohur për “nivelin” e lartë të ironisë që përdor, Rama i shkruan qytetarit se Vettingu nuk është tavë kosi që të pritet për t’u ngrënë, ndërsa shton se Vettingu është një proces historik që ka nisur dy vitet e fundit dhe do të ketë rezultate të paimagjinueshme së shpejti.

Komentuesi: Po vetingu pse po vonon xhanè? Gjith veren na hengret veshet per termet ne drejtesi dhe ne politik. Dhe ajo qe po shofim esht vetem ndeshkimi i njerzve qe skan lidhje me shtetin. Skemi par gje akoma kur do shofim??

Edi Rama: Po pse cfare eshte Vetingu Vin, tave kosi qe u merzite zotrote duke pritur ta hash?! Mos u merzit, eshte proces historik ky qe ka nisur keto dy vjetet e fundit dhe do te shohim rezultate qe as imagjinoheshin deri para dy vjetesh.

Statusi i Ramës
Faleminderit Don🖐Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre🇦🇱🇺🇸

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama e nis ditën me 'Malin e Tomorrit', pamje spektakolare

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook