Drejtuesi i emisionit të mëngjesit në Tv Klan, Aldon Lipe nuk ka kursyer notat ironike për qeverinë këtë të premte.

Teksa gazetarja në trasmetim “live” po përcillte shqetësimet e disa banorëve, pas lajmit se puseve të ujit do t’i vendosen matësa, ka ardhur reagimi i Aldos.

Me nota humori, Aldo duke e lënë të kuptohet që ky vendim i qeverisë është absurd, tha se siç ka nisur do t’i vendosën matësa edhe seksit.

“Matës edhe seksit, sa herë…si? E kështuuu”, tha Aldo.

“Thonë që do të jetë progresive. (qesh) S’keni parë gjë akoma tha”, vijoi më tej drejtuesi i “Aldo Morning Show”.

Vendimi për të vendosur matësa në puset e ujit ka hasur reagime të shumta pak muaj më parë, ku ishte çështja më e diskutuar pas disa deklaratave të kryeministrit Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook