Nuk kërkjojnë vetëm anullimin e projektit të ndërtimit të Unazës së Re, por banorët e Astirit vijojnë të kërkojnë dëmshpërblimin 100% të vlerës së pronës së tyre. 

Në ditën e 64-të të protestës së tyre banorët ende vazhdojnë dhe bëjnë rezistencë për kauzën e tyre. Edhe këtë mbrëmje janë mbledhur sërish duke bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar kështu dhe trafik në rrugët e Tiranës.   

Nën thirrjet “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri Hajdute”, “Edi Rama o barbon, ty Shqipëria nuk të don”, apo “E duam qeverinë pa Erion Veliajn”, banorët paralajmërojnë autoritetet se nëse do të tentojnë prishjen e banesave të tyre do të përballen me rezistencë dhe do të duhet të kalojnë mbi trupat e tyre së pari.  

‘Hajde ta rrëzojmë Edin e Kristaqit, na u bë Shqipëria magazinë hashashi’, ishte një tjetër thirrje e  banorëve.   

Ndërkohë, si edhe çdo herë tjetër në mbështetje të tyre kanë shkuar dhe deputetë të Partisë Demokratike.  

Ka qenë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e cila u është bashkuar mbrëmjen e sotme banorëve të Astirit, nga ku ka deklaruar:  

“Sot në burg nuk duhet të jetë Danieli, por Damiani, Afrimi dhe Rama. Rilindja kërkon të shembë shtëpitë tuaja për të ndërtuar klientët që ju shërbejnë atyre. Ne do të vijojmë të qëndrojmë’’, deklaroi Pampuri përpara banorëve.

LEXO EDHE:  Dita e 63-të e protestës për Unazën e Re, banorët: E vetmja gjë që na ndalon është...