Na vjen keq, por është zyrtare, shoferët e BMW-së janë më të kritikuarit kur vjen puna për ngarjen  me atë lloj makine.

Kjo është ajo çfarë një studim zbuloi, pasi një sondazh gjeti se shoferët e BMW janë shoferët më të pasjellshëm në rrugë.

Një studim me rreth 2,000 shoferë, i kryer nga kanali televiziv Dave në Britani, gjeti se 56% e shoferëve që kanë një veturë gjermane BMW, janë të pasjellshëm në rrugë.

Shoferët e veturave Range Rover dolën të dytit në listën e shoferëve më të pasjellshëm me 48%, kurse shoferët e Audi dolën të tretit me 43%.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”903″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook