22 vjeçari Eron Agaj, dy ditë pasi ishte kthyer nga pushimet në Shqipëri, bashkë me shokun e tij katër vite më të rritur, Arianit Gashi, u qëlluan për vdekje, me një armë zjarri, nga një i dyshuar shtetas i Shqipërisë.

Krimi ishte kryer tek Parku i Qytetit në Prishtinë, në pikën e ditës së 29 gushtit 2016. Më poshtë keni detaje të aktakuzës së ngritur ndaj vrasësit 24 vjeçar nga Durrësi që dorëzua pas një viti e gjysmë, “i penduar” që ua morri jetën dy të rinjve prishtinas.

20 ditë pasi Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj Lulëzim Idrizit nga Durrësi, gjykata ka nisur ta shqyrtojë lëndën e tij. Shtetasi shqiptar i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të dy të rinjve tek parku i Qytetit në Prishtinë, verën e vitit të shkuar, të hënën ka pranuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës krimin që ka kryer, për të cilin qëndroi 1 vit e gjysmë në arrati.

24 vjeçari nga Shqipëria iu dorëzua autoriteteve kosovare 10 ditë para se t’i ngritej aktakuzë, më 19 nëntor 2017.

“Ma mirë të kisha vdekur unë se ata”, tha në gjykatë Lulzim Idrizi. Fjalën e kishte për Eron Agajn dhe Ariant Gashin, dy të rijë nga Prishtina, të cilëve u morri jetën. Ata po lëviznin me motorin e 26 vjeçarit Gashi, në zonën e parkut të kryeqytetit, në kohen kur u shkrepen breshëri plumbash ndaj tyre.

Eroni kishte mbetur i vdekur në vend, ndërsa Arianiti ndërroi jetë në QKUK. U mbijetoi plagëve mjaftueshëm sa për të arritur që të tregoi se kush i ka qëlluar.

Prokuroria pretendon se krejt ndodhi për shkak të një borxhi. E gjykata nuk po i beson pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit.

Si ka ndodhur vrasja e dyfishtë?
“Vrasje e rëndë e kryer me dashje” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armeve”, janë dy veprat penale me të cilat Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuza ndaj shtetasit shqiptarë Lulzim Idrizi.

Durrsaku i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, sipas aktakuzës, rreth orës 11:40 të 29 gushtit 2016, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi me të riun nga Prishtina Eron Agaj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 22 vjeçarin dhe shokun e tij Arianit Gashi, po ashtu nga Prishtina.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari”, tek hyrja kryesore e parkut të Qytetit.

“I ndjeri Eron ka shkuar me qëllim që të bisedoj rreth borxhit, me motorin e të ndjerit Arianit Gashi, të cilin e ka drejtu vet i ndjeri Arianit, në atë moment, i pandehuri me dashje që të njëjtët t’i privojë nga jeta ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, i ka goditur disa herë nëpër pjesët e ndryshme të trupit, me ç’rast iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupo shkaku i të cilave i ndjeri Eron Agaj ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i ndjeri Arianit Gashi në QKUK”, përshkruhet vrasja në akuzën e prokurores Bukurije Gjonbalaj, e ngritur më 29 nëntor 2017.

I akuzuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, Policisë së Kosovës i është dashur dy javë që ta nxjerrë një kallëzim penal ndaj të dyshuarit që u identifikua përmes kamerave të sigurisë që ndodheshin përreth zonës ku ka ndodhur krimi dhe dëshmive të dëshmitarëve. “Na vrajti Luli i Shqipërisë”!Viktima Arianit Gashi ishte duke luftuar me jetë, kur i la një porosi të fundit babit të tij.

“Thuj babait se na vrajti Luli i Shqipërisë”, kishin qenë fjalët e fundit të të vrarit, që i ka dëgjuar një dëshmitare, që pa gjithçka çfarë ndodhi atë ditë.

Dëshmitarja kishte dalë si zakonisht të parku për t’i shëtitur fëmijët. Ndërkohë ka qenë duke shkuar tek një market për të marrë ujë, kur ka vërejtur të dyshuarin duke dalë nga paraku i qytetit, që është ndaluar duke pritur derisa kanë ardhur viktimat, përshkruhet në aktakuzë.

“Në atë moment ka shtënë me armë në drejtim të tyre, të cilët janë shtrirë për toke, ndërsa i është ofruar edhe pasi ka shtënë mbi ta. Pas kësaj me vrap është larguar nga vendi i ngjarjes”, citohet të këtë thënë kjo dëshmitare në polici.

Më tej, tregohet se dëshmitarja ka pohuar se u ka ndihmuar viktimave, dhe me një taksi i ka nisur për në QKUK. Gjatë asaj kohe, sipas saj, viktima 26-vjeçar, me vetëdije të plotë ia la porosinë për babanë e tij. Njohja e viktimave me “Lulin e Shqipërisë” dhe borxhi 1300 euro. Në aktakuzën ndaj 24-vjeçarit nga rrethi i Durrësit, shpjegohet versioni i babait të Eron Agajt, Enverit për njohjen e të birit të tij me vrasësin nga Shqipëria. Në deklaratën e tij, Enver Agaj kishte treguar se për Lulzim Idrizin i kishte folur Eroni dy ditë para se të vritej, kur ishte kthyer nga pushimet në bregdetin shqiptar. “Mami, ma ka lshu një i Shqipërisë karramel”, ka treguar babai i Eronit, t’i ketë thënë i biri nënës së tij.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Sulmi në Barcelonë, publikohet pamjet kur policia qëllon agresorët

“Ia kam dhënë 1300 euro dhe nuk po m’i kthen”, pohon t’i ketë thënë tutje djali tashmë i vrarë, pasi kishte ndërhyrë në bisedën mes tij dhe nënës. Ai tutje ka thënë se ka këshilluar Eronin që të ketë kujdes në raportet me shtetasit shqiptarë dhe se ajo që ka ndodhur të mbetet me aq. “Me të Shqipërisë as mirë as keq nuk bën. U ba çka u ba, leje mos e zgjat ma tepër”, ka pretenduar t’i ketë thënë Enver Agaj të birit. Por, për dallim nga babai i Eronit, Sami Gashi, prindi i Arianit Gashit, ka mohuar të ketë dëgjuar më parë për vrasësin e djalit dhe shokut të tij. Ndonëse, sipas një dëshmitareje Arianiti para se të ndërronte jetë ia la porosi emrin e personit që ia mori jetën, Sami Gashit në prokurori ka pohuar se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem më të akuzuarin. “Nuk ka pasur asnjë problem, shoqëri apo ndonjë kontakt me të, përveç që e ka dërguar me motor Eronin deri te parku”, citohet të ketë thënë Gashi në prokurori.

Fjalët e vrasësit
Lulzim Idrizi ka dhënë një version tjetër nga ai të cilin babai i Eronit thotë t’ia ketë thënë i biri pasi ishte kthyer nga pushimet, dy ditë para se të vritej nga plumbat që i shkrepi i riu nga Shqipëria. Durrsaku, në ditën kur u dorëzua në Polici, gati një vit e gjysmë pasi kreu krimin në Prishtinë, ka pranuar vrasjen e dyfishtë të Eronit dhe Arianitit. Në aktakuzën e ngritur ndaj tij, 10 ditë pasi u dorëzua, 24-vjeçari nga Shqipëria citohet të ketë rrëfyer për dy incidente të ndodhura paraprakisht. Njëra një ditë para ditës kritike, ndërsa tjetra në ditën kur ndodhi krimi.

“Një ditë para ditës kritike e ka thirrur në telefon i ndjeri Eron dhe ka kërkuar që të takohet me të. Pohon se ka shkuar me veturën e motrës së tij, te i ndjeri Eron. Atje ka qenë i ndjeri, vëllai i tij dhe një person tjetër, posa ka dalë nga vetura personi që nuk e ka njohur ia ka drejtuar armën e zjarrit ndërsa i ndjeri tjetër ia ka marrë çelësat e veturës, kanë filluar të sulmojnë dhe kanë kërkuar 1500 euro”, përshkruan prokurorja Bukurije Gjonbalaj deklaratën e të akuzuarit. “Të nesërmen i pandehuri e ka thirrur në telefon të ndjerin Eron që të takohet te parku për mosmarrëveshjen me të dhe t’ia kthejë veturën e motrës, ndërsa të njëjtën ditë te parku është takuar me vëllanë e të ndjerit, i cili e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe ka tentuar ta rrahë, por kanë ndërhyrë disa njerëz dhe i kanë ndarë. Pas dy-tri orëve i ndjeri Eron ka shkuar me shokun e tij, të ndjerin Arianit Gashi, me motor”, thuhet në arsyetimin e aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit, të siguruar nga Gazeta Express.

Për më tepër, i akuzuari pretendon se posa Arianiti ka ndalur motoçikletën para tij, Eroni ka futur dorën në brez. Edhe pse, në asnjë pjesë të aktakuzës nuk tregohet të jetë gjetur ndonjë armë tjetër që kanë mundur ta posedojnë viktimat në vendin e krimit, përveç pistoletës së të akuzuarit e kalibrit 9×19. “Kam gjuajtur për t’i frikësuar dhe jam larguar me shpejtësi duke menduar se i kam plagosur”, citohet të ketë deklaruar i akuzuari në ditën që është dorëzuar në Polici. /Express

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook