Gjatë një interviste në emisionin “Kolaudim” në INTV, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama vendosi t’a mbrojë Tahirin, pasi ky i fundit e kërcënoi atë.

Kryemadhi shprehet se kryeministri Rama është peng i frikës së tij, arsye e cila e shtyn të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri i ka thënë: po më lëshove, do të lëshoj,- deklaron Monika.

Duke krahasuar arrestimin e Fatos Nanos me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, Kryemadhi deklaron se nuk ka aspak lidhje.

E para, është e njëjta skemë që ka filluar që nga momenti që u ngrit komisioni i Mandateve, Rama është peng i frikës së tij, Tahiri i tha  po më lëshove do të lëshoj. Ata kanë gëlltitur aq shumë lugë çorbë të prishur sa që nuk dinë të dalin nga atje ku janë futur.

Në nuk mund të bëjmë hamendësime, gjërat do të kenë zhvillime më të mëdha, dhe ata që janë dëshmitarë të gjithë kësaj janë shqiptarët. Çdo gjë që bëhet tani është për agoni, njësoj si të mbash një person të rënë në koma. Problemi nuk është të Tahiri, është një problem që ka kapur të gjitha institucionet e vendit”,- deklaroi kryetarja e LSI-së.

Ka një ndryshim të madh mes arrestimit të Fatos Nanos dhe kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit.

Nano u arrestua për amita kurse Tahiri për kanabis”, -u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Rama e nis javën duke publikuar pamje spektakolare, ja premtimi që bën për familjet e përmbytura

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook