NASA pretendon se do të zbulojnë brenda brenda 20 viteve të ardhshme nëse jemi të vetëm apo jo në univers.

Një grup shkenctarësh thanë se azhdimisht po zbulojnë planete që mund të jenë të banueshme nga alienët.

Me përdorimin e teknologjisë më të lartë, në ditët e sotme janë zbuluar rreth 3,500 planete që mund të jenë si Toka.

Kur Plutoni u zbulua në vitin 1930 u konsiderua diçka e jashtëzakonshme për shkencën.

Mësohet se këtë të mërkurë u zbulua një planet, 11 vite dritë larg, i cili konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e jetës aliene.

Shkenctarët e NASA-s kanë hedhur hipotezën se planetet ku mund të gjenden alienët janë hëna akullnajore Encedalu e Saturnit dhe hëna akullnajore Europa e Jupiterit.

Shkencëtaret janë të bindur se në Europa ka diçka. Ata kanë dërguar një anije kozmike për të vërtetuar nëse ka jetë aliene në liqenet e saj akullnajore

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook