Një fshat në verilindje të Turqisë, duket se është ‘i pushtuar’ nga gjarpërinjtë dhe nëpërkat, të cilat janë kthyer në makth për banorët.

Të frikësuar, ata rrëfejnë praninë e shumtë të gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në 3 metra të gjatë.

Banorët kanë shprehur tmerrin dhe kanë kërkuar nga shteti, që të merren masa lidhur me këtë situatë në fshat.

Agjencia shtetërore e lajmeve, tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.

Një prej banorëve, u shpreh se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë.

“Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika”, shtoi ai.

Ndërsa kryeplaku i fshatit, tha se banorët nuk shkonin dot vetëm në ara nga frika e gjarpërinjve. “Ka gjithandej nepërka. Kemi frikë sepse janë shumë helmues. Fëmijët nuk flenë natën, ndërsa ditën nuk dalin jashtë”, u shpreh kryeplaku.

Kreu i Drejtorisë së Pyjeve dhe Ujit, tha se autoritetet po kërkonin arsyet për prezencën kaq të shpeshtë të nepërkave në zonë, por nga ana tjetër u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes ndaj tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Historike! Për herë të parë në historinë e futbollit, Bitcoin blen një...futbollist!