[ngg_images source=”galleries” container_ids=”298″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

National Geographic në seksionin “Travel” të tij është fokusuar me bunkerët e Shqipërisë të ndërtuara në sistemin komunist.

Numri i saktë i bunkerëve në Shqipëri nuk dihet, por që varion nga 175,000 deri në 750,000.

“Dikur, këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim.” shkruhet në artikullin e National Geographic.

Bunkerë të ciët janë në formë kërpudhe, u ndërtuan gjatë Luftës së Ftohtë, në vitet 1970 dhe 1980, nga një regjim me paranoja.

Qytetarët i shohin bunkerët si kujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë, për t’u siguruar nga armiqtë.

“Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit.

Nga ajri, bunkerët e braktisur duken si shkronja “braille” të shpërndara nëpër pikat e peizazhit në çdo cep të vendit.

Realiteti: Qëllimi i tyre ishte krijimi i një frike kolektive, të brendshme dhe kombëtare.

“Numri i madh i bunkerëve tregon se si Shqipëria, ishte forcuar nga ana ushtarake gjatë sundimit të Hoxhës. Në vend që të investojnë në arsim dhe zhvillim ekonomik, regjimi i ndau burimet për t’u izoluar. Megjithatë, Shqipëria pas komunizmit është treguar e guximshme duke u marrë me trashëgiminë arkitekturore, për të ruajtur trashëgiminë dhe për të përdorur në mënyrë novatore.”  thotë Vjeran Pavlaković, profesor i Studimeve Kulturore në Universitetin Kroat të Rijekës

LEXO EDHE:  Mesazhi i deputetit të LSI-së: Mirëmëngjes vendit më të varfër në Europë, ja kalojmë edhe...

Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook