Organizata Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar festat e fundvitit në disa gjuhë të botës.

Në urimin e NATO-s shfaqet edhe një ushtar shqiptar, duke luajtur bilardo teksa thotë “Gëzuar vitin e Ri”.   

Videoja përfundon me urimin e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stolenberg, i cili uron një vit të ri në paqe dhe me lumturi.