Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Sipas TMZ, tani janë të dy beqarë dhe po largohen gjithnjë e më tepër nga raporti mes tyre.

Sipas burimeve, Kylie dhe Travis nuk janë parë bashkë që pas 27 gushtit, që përkon me premierën e dokumentarit të tij “Look Mom, I Can Fly” në Netflix.

TMZ pretendon gjithashtu se ata “janë përpjekur prej kohësh të bëjnë që marrëdhënia të funksionojë”, por vendosën të ndaheshin. Burimet theksojnë se Kylie dhe Travis kanë qenë në të njëjtën situatë edhe më parë, por kanë arritur ta zgjidhin, kështu që ka ende mundësi që të rikthehen sërish bashkë.

Referuar E!, nuk bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare, por ata thjesht do të qëndrojnë për pak kohë larg njëri-tjetrit për të përmirësuar situatën.

Sipas TMZ, Travis nuk ishte me Kylie-n në martesën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin këtë të hënë. Ndarja raportohet që të datojë pas një vere me pushime përrallore – duke përfshirë udhëtimin në Itali për ditëlindjen e Kylie-t. Ndërkohë fotoja e fundit e tyre bashkë është postuar nga Kylie më 10 shtator, nga seti fotografik për Playboy.

Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me gjithë ç’po thuhet.

Kylie dhe Travis nisën të dilnin bashkë në prill të 2017-s. Në shkurt të 2018-s, ata u bënë prindër të vogëlushes Stormi.