Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-Komandanti i Divizionit në Tiranë, Dhimitër Ndrenika. 

Ka qenë djali i tij, njëherazi këshilltar për media në Prokurorinë e Përgjithshme Denion Ndrenika ai i cili ka dhënë lajmin e hidhur për ish-Komandantin.    

Homazhet për nder të Komandantit do të zhvillohen tek hotel “Internacional” në Tiranë dhe në orën 14:00 është vendosur ceremonia mortore.

Dhimitër Ndrenika deri tani ka qenë kreu i Shoqatës së Veteranëve ndërsa mbahet mend si një  prej firmëtarëve të rezoltutës kundër vendosjes së Hirësisë së Tij Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.