Të ndalësh Liverpool këtë sezon në Premier League dukej e pamundur. Duhet të vinte java e 9-të dhe transferta kundër Man.United që të kuqtë e Jurgen Klopp të linin pikët e para. E vetmja mënyrë për të ndalur ofensivën e kampionëve të Champions League ishte një mbrojtje “bunker”, jo vetëm kaq por United krijoi iluzionin se mund të bënin diçka më shumë duke kaluar në avantazh në minutën e 36-të me M.Rashford.

 

Në fraksionin e dytë, Liverpool s’postoi United në gjysmë fushë duke krijuar një presion asfiksues, me një zotërim topi prej 79%. Pas shumë përpjekjeve, i hedhur në fushë si zëvendësues, A.Lallana barazoi shifrat në minutën e 85-të. Ky barazim nuk është për tu hedhur poshtë, të dalësh i pamposhtur nga “pallati i ëndrrave” është gjithnjë një rezultat pozitiv pavarësisht pozitiva ku ndodhet United. Nuk ka shumë ndikim as në tabelën e klasifikimit pasi Liverpool mban me 6 pikë larg Man.City, rivalin e tyre më të madh në garën për titullin kampion në Premier League.