Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në një takim  drejtorin e Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, Walter Gloss.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi hartimi i një ligji i cili do të ndalojë simbolet e komunizmit në vendin tonë një herë e përgjithmonë.

Ditën e djeshme grupi parlamentar demokrat vendosi ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga nënkryetari, Enkelejd Alibeaj, për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit. Gloss u  shpreh se  Fondacionit Konrad Adenauer do ta ndihmojë Partinë Demokratike në këtë iniciativ.

Kryetari Basha vuri në dukje se Partia Demokratike do të ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëbisedimi me të përndjekurit politikë dhe të gjithë faktorët shoqërorë për të pasqyruar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në këtë projektligj.

Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook