Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeminstrit kosovar Bajram Rexhepi, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shprehet se miqtë dhe familjarët e tij, sot ndihen të ligështuar për humbjen e tij.

Duke e cilësuar si një shqiptar të ndershëm dhe patriot, Rama shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit se Bajram Rexhepi la pas një kujtim të mirë tek të mëdhenj e të vegjël.

Mesazhi i Ramës
“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjlit.
Lamtumirë mik i mirë!”