Sali Berisha, ish kryeministri nëpërmjetë një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar pas vdekjes së ish-homologut të tij  Bajram Rexhepi. 

Ish-kryeministri shkruan se Kosova ka humbur një njeri me vlera i cili ishte i një luftëtar i lirisë dhe një shtetar i zoti.

MESAZHI I BERISHËS
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!
Te dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbare kombi humben sot nje burre te shquar, nje luftetar guximtar te lirise, nje shtetar te zotin, ish kryeministrin e Republikes se Kosoves, Bajram Rexhepi.
Me kete rast le t’iu shprehim ne ngushellimet me te sinqerta familjes se ish kryeministrit te ndjere Rexhepi, autoriteteve te Kosoves dhe te lutemi se bashku qe shpirti i tij i mire te prehet ne paqe! Sb