Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes tre të rinjve në qytetin e Lezhës.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se tre të rinjtë janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen, një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa dy të rinjtë e tjerë po procedohen penalisht.

26-vjeçarit të arrestuar iu gjet një armë zjarri tip pistoletë nga policia.

Ndërhyrja në kohë rekord e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit që mund të rezultonte me pasoja fatale.

Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.