Ditën e sotme bota e muzikës ndodhet në zi pas ndarjes nga jeta të liderit të grupit të njohur “Prodigy”.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Keith Flint i cili ka ndërrar jetë në moshën 49-vjeçare.

Bëhet me dije se artisti i njohur u gjet i pajetë në shtëpinë e tij  në Dunmow, Essex, Britaninë e Madhe.

Lajmi i vdekjes së legjendës u konfirmua nga policia e cila ndër të tjera raportoi se shkaqet mbeten ende mister.

Fint për shumë vite ka qenë shpirti i grupit, “Prodigy” i cili u formua në vitin 1990. Ndër hitet botërore që Fint do mbahet mend gjatë janë “Firestarter” dhe “Breathe”.