Reperi amerikan Lil Peep ka ndërruar jetë në moshë të re gjatë mbrëmjes së të mërkurës si pasojë e mbidozës nga droga.

Emri i tij i vërtetë ishte Gustav Ahr. 21-vjeçari kishte një karrierë mjaft premtuese përpara.

Mendohet se Lil Peep kishte shenja depresioni dhe ishte përdorues i drogës. Ai është dërguar në spital pas midozës por nuk ka arritur që të mbjetonte, sipas menaxherit të tij Adam Grandmaison.

Në një video të postuar në internet disa orë përpara vdekjes, u shfaq duke thënë: “Unë jam mirë, nuk jam sëmurë.”

Reperi publikoi albumin e tij “Come Over When You Are Sober” në muajin gusht të këtij viti.

Ai nuk ishte i famshëm vetëm në botën e muzikës, por edhe në atë të modës.

Lil Peep ka ecur në pasarelë për Vlone dhe ka pozuar për revistën V, fotografuar nga Mario Testino.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook