Pas shorteut të fazës “play-off” për Botërorin “Rusi 2018”, Italia ka zgjedur stadiumin se ku do të luajnë djemtë e kombëtares “axurre” në ndeshjen përballë Suedisë.

Italianët do ta luajnë ndeshjen e kthimit pikërisht në stadiumin mitik “San Siro”.

Ata duan hakmarrje ndaj suedezëve të cilët i lanë jashtë Europianit në vitin 2004, dhe stadiumi “San Siro” është vendi perfekt.

Ndërsa tekniku italian Ventura thotë se do të shkojmë me patjetër në Rusi.

“Suedia meriton respektin maksimal, pasi është një kundërshtare e fortë. Ka mundur Francën, dhe në renditje la pas Holandën. Ndeshjet e nëntorit do t’i përgatisim me shumë besim. Nuk e mendoj se nuk do të jemi pjesë e Botërorit. Bashkë edhe me dashurinë e tifozëve, do të shkojmë të gjithë për në Rusi” – deklaroi tekniku 69-vjeçar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook