Gjigandet e MediaPro dhe beIN Sports kanë marrë zyrtarisht të drejtat televizive per transmetimin të Champions dhe Europa League.

Kontrata do të hyjë në fuqi në vitin 2019 dhe do të jetë e vlefshme për tre sezone.

Oraret e transmetimeve priten do të ndryshojnë, ku dy nga ndeshjet e fazës grupore do të luhen në ora 19:00 ndërsa gjashtë të tjera në 21:00.

Ndërkohe nuk pritet të ketë ndryshime në ditët kur do të luhen takimet, përkatësisht të martë dhe të mërkurë.

Vlen të theksohet se prej vitit 2019 nuk do të mund të transmetohet asnjë ndeshje në kanale pa pagesë.