Prindërit nga streset e punës dhe lodhja e tyre ndonjëherë nuk mendojnë gjatë dhe negativitetin e shkarkojnë tek fëmija nëpërmjet dhunës fizike qoftë sistematike ose jo.

Nga një kërkim shkencor që është bërë rezultoi se të vegjëlit që janë rrahur nga prindërit kanë më tepër mundësi që të jenë tejet agresiv pas moshës 10 vjeç që fillon ti fusë në adoleshencë. Gjithashtu mund të themi sipas asaj që u studiua se këta fëmijë ka më shumë mundësi që mos të kenë një sjellje të mirë me bashkëmoshatarët e tyre.

Shkencëtarët e Universitetit të Misurit kanë analizuar 1840 çiftë nënë-fëmijë dhe të dhënat u morën përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve teksa udhëheqësi i studimit, profesori Gustavo Carlo tha se: “Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik”.