Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi tek Arisi i Selanikut, skuadër ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, ka mbyllur kontratën me ekipin grek, për t’u rikthyer sërish në Gjermani.

Mavraj do të luajë për ekipin e njohur gjerman, Ingolstad, ndërsa në karrierën e shkurtër tek skuadra greke nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij, por arsyet nuk i lidh me anën sportive.

Ai është ndier i parespektuar në një ambient thashethemesh, ku për futbollin është folur shumë pak.

Futbollist do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërorë që do të zhvillohet Spanjë.

Ingolstadti, që mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën 2, do të jetë skuadra e shtatë gjermane në karrierën e Mavrajt. Më parë ka luajtur për Darmstadt, Bochum, Greuther Furth, Konl dhe Hamburg.