Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar për mediat se Georgina Rodriguez, e dashura e tij, është shtatzën. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle El Mundo, super sulmuesi i Real Madridit ka pranuar se së shpejti ai do bëhet sërish baba dhe se ky fakt e bën të ndihet tepër i lumtur.

Ronaldo u bë baba i dy binjakëve pak kohë më parë, Eva dhe Mateo të cilët erdhën në jetë nga një nënë surrogate.

32-vjecari ka treguar se sa i lumtur është që kur dy foshnjat kanë ardhur në jetën e tij. Pyetjes së gazetarit se a i ndërron pelenat fëmijëve Ronaldo i është përgjigjur, se edhe pse nuk është ekspert në këtë fushë mundohet ta bëjë këtë gjë.