Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Luarasi , në vitin e tretë .

Ajo ndër të gjitha angazhimet në botën e filmit , arsimit e pikturës , nuk harron të organizojë shpesh herë aktivitete në shoqatën e saj , online , të bamirësis ; www.smileshope.webs.com .

Me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish , Hiljana këtë fundvit do të vizitojë disa qendra në Tiranë dhe në qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë , ku do të dhurohen rroba , ushqime dhe dhurata .

Ndihmat tanimë kanë nisur të mblidhen , ku investues gjenden disa biznese e më tej .

Në varësi të ndihmave të grumbulluara , do të takohen dhe disa familje në rrethe , të cilat janë adresuar personalisht për ndihmë .

Me një organizim të përpiktë , dëshirë e dashuri , Hiljana i bënë thirrje kujdo që ka mundësi , të ndihmojë dhe të dhurojë në festat e këtij vitit.

Bamirësia të bënë një njeri më të mirë .

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”647″ sortorder=”6592,6594,6589,6588,6590,6591,6593,6587″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook