Seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 9 të pandehuve të tjerë është shoqëruar me tension dhe debate.

Tensionet në sallë kanë ardhur si shkak e kërkesës së avokatit mbrojtës të Andi Tomës, Neshat Fana, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Ildushe Maliqi.

Seanca gjyqësore është ndërprerë dhe pas debateve të shumta gjyqtarja Maliqi u tërhoq nga çështja.

Mësohet se brenda një ore, Ildushe Maliqi do të zëvendësohet nga një gjyqtar tjetër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook