“Një aeroport rus në Siri u sulmua nga 13 dronë të operuar nga një avion spiun amerikan”. Ky është pretendimi më i fundit i bërë nga ana e Kremlinit.

Rusia ka akuzuar ushtrinë amerikane për vendosjen e dronëve nga aeroplani i zbulimit Poseidon-8 . Avioni po patrullonte Detin Mesdhe pranë vendit të shkatërruar nga lufta.

Operuar nga një ekuipazh i vetëm, 13 dronë nisën një sulm mbi bazën ajrore Hmeymim, qendra kryesore strategjike e operacionit të Rusisë në luftën civile siriane.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë Aleksandër Fomin tha se dronët “filluan të operonin jashtë hapësirës”. Sipas tij ata u shkatërruan pas “depërtimit” të bazës, pranë qytetit të Latakisë në Hmeimim.

“Trembëdhjetë dronë lëvizën sipas vendosjes së përbashkët të betejës luftarake, të drejtuar nga një ekuipazh i vetëm. Gjatë gjithë kësaj kohe avioni i zbulimit amerikan Poseidon-8 patrulloi zonën e Detit Mesdhe për tetë orë,” tha gjeneral Fomin.

Dimitri Peskov, zëdhënësi zyrtar i presidentit Vladimir Putin, tha se ai ishte “alarmuar” nga raportet se sulmi me dron të koordinuar nga ushtria amerikane.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump që të diskutojnë akuzat gjatë takimit të tyre të ardhshëm, të planifikuar për në 11 nëntor në Paris.

Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së ende nuk i ka komentuar akuzat e bëra nga ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Pretendimet shpërthyese vijnë në një moment kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, janë të tensionuara.