Ka ditë kur mund të ndiheni të stresuar dhe pa energji për të vijuar me aktivitetet e rutinës ditore.

Është shumë e rëndësishme që trupi të marrë të jitha lëndët ushqyese të nevojshme, në mënyrë që edhe lodhja fizike apo mendore të kalojë.

Ndër pjatat më ushqyese rekomandohet dhe supa e ftohtë me përbërje avokadon dhe spinaqin.

Përbërësit  

½ avokado, 300 gr

spinaq, 50 gr

kos

1 qepë e freskët

vaj, kripë/piper

Përgatitja:  

Filloni duke zierë spinaqin, pasi ta keni larë mirë me ujë të ftohtë. Më pas, prisni avokadon në pjesë të vogla dhe hidhni mbi të limonin dhe qepën.

Përziejeni mirë me spinaqin dhe shtoni vajin, kosin (mbani një lugë për në fund) kripën dhe piperin. Vendosni të gjithë përbërësit në blender/mixer dhe përziejini deri sa të formohet një masë kremoze.

Shërbejeni me kosin që keni mbajtur mënjanë. Mund ta shoqëroni me fruta të thata, qepë, kastravec, domate, apo kombinim të disa prej tyre.