Poliçani është vetëm 40 km larg Gjirokastrës, por nuk janë kilometrat ato që e bëjnë të largët këtë fshat nga ky qytet, por mungesa e rrugës.

Sinjalistika në rrugën e shtruar me çakull janë qeset, të cilat bëhen të dukshme natën nga drita e hënës. Tokat në këtë fshat prej vitesh janë të boshatisura. Dikur në to mbillej gruri, ndërsa sot mbin vetëm bari.

Fshati Poliçan si të gjithë fshatrat e tjera të vëndit tonë po shkretëtohet dita ditëes e me shumë. Shkolla pa nxënës dhe kënde lojrash pa fëmijë e bëjnë të vetmuar këtë zonë. Të gjithë janë larguar nga këtu disa janë në emigrim,disa janë drejtuar qyteteve më të mëdha. Kjo jetë është bërë monotoni shprehet Filip Pocani një banor i zonës.

Në verë, fëmijët vizitojnë prindërit në Poliçan, ndërsa turistët fshatin. Por, gjallëria në këtë zonë zgjat shumë pak. Më pas, të vetmit që mbeten janë zonjat e veshura me të zeza dhe burrat që mblidhen në qendër të fshatit për të diskutuar ato pak të reja që ndodhin aty.