Shumë aplikacione të huaja kanë gjetur përdorim nga shqiptarët, ku më së shumti shërbejnë dhe për krijimin e lidhjeve të dashurisë.

Tashmë kemi një aplikacion të tillë të dedikuar shqiptarëve, në shqip!

Bëhet fjalë për “1 Kafe”, i cili mund të shkarkohet në iTunes App Store ose në Google Play për Andorid. Aplikacioni është krijuar nga Gerond Aliaj, i cili është zhvendosur prej vitesh në Londër.

Aliaj shprehet në intervistën ndaj tij se tashmë shqiptarët kanë mundësinë që me një klikim të vihen në kontakt me të tjerë shqiptarë nga e gjithë bota e të njihen me njëri-tjetrin.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj anëtarëve tanë dhe po bëjmë çmos që të sigurojmë sidomos vajzat shqiptare, që në 1Kafe janë të mbrojtura nga sistemi: përveç funksioneve të bllokimit apo raportimit, ne kryejmë periodikisht analiza për të parë dhe hequr profile false ose që nuk respektojnë të tjerët.

Përpos kësaj, është pritur jashtëzakonisht mirë. Ka më shumë se 15000 (po po, 15 mijë) chate të hapura, që do të thotë që njerëzit po komunikojnë shumë me njëri-tjetrin”, tregon Gerond Aliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook