Një shqiptar terrorizon 4 djem të rinj në momente konflikti për shkak të çështjes se kush e ka të drejtën e përparësisë në qarkullim.

Ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro në momentin kur dy makinat janë vendosur përballë njëra-tjetrës.

Sipas mediave italiane 30-vjeçari shqiptar doli nga makina dhe i detyroi ata të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi ta gjunjëzonte. “Në gjunjë, ose të zhduka” i tha teksa i drejtoi një armë në kokë.

Më pas, shqiptari duke përfituar nga një çast ia ka mbathur, por që është pikasur nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka.

Menjëherë, erdhi policia që ishte sinjalizuar për sherrin. Shqiptari u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Ai është shoqëruar në komisariat dhe priten të merren masa ndëshkuese.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook