Krimi i trefishtë i ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryqytet ka qenë kryelajmi i ditëve të fundit.

Nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate.

Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Meviol Bilo.

Por aktualisht në media dhe rrjetet sociale dy janë emrat që përveç Elvana Gjatës, të cilësuar si “molla e sherrit” në këtë ngjarje, po “ziejnë” më shumë: Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Biznesmeni Ervin Mata, është më pak i njohur për opinionin për shkak se nuk është lakuar shpesh dhe ishte thuajse “enigmë” për publikun. Por interesi rreth tij ka qenë i madh duke qenë se prej dy vitesh Mata është i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.

Ndërkohë, nuk është krejtësisht kështu situata për Ervis Martinaj ose Visin siç njihet gjerësisht.

Martinaj, 36 vjeç, me origjinë nga Burreli është emër i njohur jo vetëm për policinë por edhe për opinionin, kryesisht në Tiranë, pasi është person me precedentë të theksuar penalë

Fakti që Martinaj ka një eskortë të tërë pas vetes dhe lëviz me armë është shumë domethënës, për të mos përmendur bizneset që ka nën zotërim.

Në sherrin e ndodhur në Bllok, njëri nga truprojat e Martinaj, Fabiol Gaxha mori plumbin në kokë dhe vdiq teksa raportohet se i doli në mbrojtje pikërisht “shefit” të tij, Ervis Martinaj. Kjo nuk është hera e parë që “djemtë” e Martinaj sakrifikojnë për të.

LEXO EDHE:  "Falni dhe harrojeni", falja praktikisht mund të eliminojë efektet negative të stresit

Ervis Martinaj nuk ka asnjë foto që mund ta gjesh online dhe i vetmi imazh i tij është ai i pasaportës, që është shpërndarë nga Policia e Shtetit.

Megjithatë, befasia vjen nga reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, i cili ka postuar në Instagram një foto të Ervis Martinaj krah të cilës shkruan “Ne jemi të fortë!”

Të gjitha komentet poshtë kësaj fotoje po ashtu kanë qenë mbështetëse për të famshmin tashmë jo vetëm underground, Ervis Martinaj.

Stresi është i pari personazh publik që i del në mbrojtje 36-vjeçarit Martinaj.