Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila numëron shumë vite në skenë.

Karriera e saj ka qenë gjithmonë në ngritje dhe çdo vit mbushte sallat e koncerteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë e më gjerë.

Pasi publikoi këngën “Shade” me producentin e mirënjohur Poo Bear, Elvana ka përdorur Instagramin për të dhënë një tjetër lajm të mirë për fansat.

Ajo ka paralajmëruar se do të zhvillojë disa koncerte në qytete të ndryshme në Zvicërs, Shqipëri, Kosovë e në Greqi. Njëri prej tyre është “Color Day Festival” që do të mbahet më 12 maj në Tiranë dhe do të prezantohet nga Fatma Methasani.

Më ka marr malli aq shumë për ty’ – shprehet këngëtarja në postimin ku lajmëron datat e koncerteve. Për kë ta ketë vallë?

elva.png

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook