Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen sot (21 prill) zgjedhjet për Presidentin e ri të Vendit. Deri në ora 10:00, në 75 % të vendvotimeve kanë dalë për të votuar 6.05% e zgjedhësve ose 80569 votues.

Në një vendvotimin në komunën e Studeniçanit nuk do të votohet, ndërsa në Komunën e Bogovinjës, vitimi ka nisur me vonesë.

Gjatë orëve të para, ka pasur edhe incidente të vogla.

1 milion e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tre kandidatëve në garë.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

ë garë sot janë tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE.

Të tre kandidatët janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.