Një seri statujash të vogla që paraqesin presidentin amerikan, Donald Trump me një tabelë, në të cilën shkruan “Urino mbi mua” janë vendosur në Brooklyn-in.

Artisti Phil Gable është ai që ka vendosur statujat rreth Park Slope pak ditë më parë. “Ishte pjesërisht një shërbim publik. Meqënëse kam një qen e di mirë se njerëzit mërziten kur qentë urinojnë në vazot e tyre të luleve. Por instikti i qenve është që të urinojnë aty ku kanë shkuar qentë e tjerë, dhe mendova se ata kanë nevojë për një vend të këndshëm për të kryer nevojat e tyre. Kështu që ata nuk do të kryejnë nevojat personale më në vazot e luleve. Edhe pse e di që do të përballem me shumë kritika kjo ishte edhe një shprehje personale e përbuzjes sime për Donald Trumpin, si President dhe si qenie njerëzore. E bëra më të ri në moshë pasi mendoj se ai kështu e sheh ende veten”, ka thënë Gable për Daily mail.