Hueyda El Saied flet për lidhjen e re të dashurisë, tregon gjithashtu për marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj, Gabrielin.

I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze.

Hueyda ka treguar se djali i saj Gabrieli është takuar me të atin dhe janë kënaqur shumë duke luajtur së bashku.

Pyetjes se a mundon dilema në qoftë se do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes atyre të treve show-girl-ja është shprehur se Gabrieli e ka një baba që e do shumë dhe sipas saj ku ka dashuri, ka vend për të gjithë.

“Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë”– thotë Hueyda el Saied.

Ndërsa pyetjes së si janë marrëdhëniet me babin e djalit të saj, Hueyeda është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë se është një marrëdhënie që i shkon për shtat një ndarjeje, ku në mes është një fëmijë.

“Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë”– vijon ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook