“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjales zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën”. 

Keshtu ka deklaruar perfaqesuesja e larte e BE, Federica Mogherini, teka ka qene ne nje takim te përbashkët midis AFET dhe Delegacionit të PE në Asamblenë Parlamentare Euro-Amerikës Latine (DLAT).

Ajo theksoi se beson se BE mund të përdorë maksimumin e ndikimeve të tij duke vepruar vazhdimisht.

Mogherini njoftoi se, siç premtoi tashmë, ajo pret që Maqedonia Veriore dhe Shqipëria të hapin negociatat e pranimit në BE në qershor.

Para se të bëhej Përfaqësuese e Lartë e BE-së, ajo shërbeu si Ministre e Italisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.