Mësohet se Kuvendi ka ndryshuar formulën për në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga 18 anëtarë, bëhet e ditur se komisioni i Reformës Zgjedhore do të bëhet me 10 anëtarë.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anëtarët e opozitës së re do të jenë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti.

Anëtarë nga grupi i Pavarur, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj.

Ndryshimet do të miratohen nesër në seancën plenare. Afati i Komisionit do të shtyhet deri në datë 28 nëntor, ku përfshihet të vendoset edhe ndryshimi i sistemit.

Bashkëkryetar bëhet e ditur se do të jetë Damian Gjiknuri, si dhe pritet edhe ‘vëzhguesi’ nga PD.