23-vjeçarja nga  Arapaj e Durrësit, Suzana Hasula, nënë e një fëmije 6-muajshe është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.

Motra e Suzanës  shpjegon situatën e rëndë në të cilën ndodhet familja e saj. Policia e Durrësit e ka shpallur në kërkim 23-vjeçaren. Motra e saj tha se është zhdukur në orën 22:00 mbrëmjen e së shtunës, duke braktisur fëmijën me gji.

Ajo tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që lajmëroi pasi djali po qante me të madhe.

‘Është nënë e një fëmije 6 muajsh. Suzana pas lindjesh ishte shumë e mbyllur dhe nuk dilte nga shtëpia,’ thotë ajo.

Motra e saj tregoi se e takoi paraditen e djeshme motrën e saj dhe ishte shqetësuar pasi Suzana i ishte dukur e mbyllur.

‘Po i jepte gji djalit dhe i thashë a ke hall të të ndihmoj? Çfarë halli ke? Por nuk më foli fare. Lajmërova prindërit në Bulqizë të vijnë ta marrin për ca ditë. Mbrëmë më tha kunati, tek ty është motra? Jo i thashë.  Dolëm kërkuam deri në tre të natës dhe në 8 të mëngjesit bëmë denoncimin në polici.’

Motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti.

‘Ju lutemi në qoftëse mundet të na ndihmoni ta bëni publike në rast se e ka parë dikush të na  telefonojë tek ky nr.0692776727.