Orgeta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka postuar në rrjetet sociale nënën e cila ka sjellur në jetë një djalë, shëndoshë e mirë falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Për shkak të motit të keq nëna është izoluar nga dëbora dhe është detyruar të lind fëmijën e saj në ambulancë.

Manastirliu ka zbuluar dhe emrin e fëmijës, ndërsa shton se si fëmija i tretë i familjes do të përfitojë nga bonusi i bebes 120 mijë lekë.

“Një nënë e re🤰është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora❄ drejt 🏥Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë 👶 shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi👏.

😇Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë 🎁 #çekun 120 mijë lekë.
Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora.
#eGjithëVëmendjaTeNjerëzit”, shkruan Manastarlliu në postim.