Lajmi që Ismail “Ballist” Morina do të ekstradohet nga Kroacia në Serbi solli një reagim të madh si nga autoritetet shtetërore dhe nga vetë populli apo tifozeria kuq e zi të cilët bënë dhe një protestë të madhe kundër ekstradimit të Ismail Morinës. Nuk ka munguar gjithashtu as reagimi i familjarëve të tij.

Nëna e Ballistit shprehet se do dëshironte që i biri të vdiste në Shqipëri se sa të dorëzohet në Serbi.

Më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”, shprehet nënë Hyrija.

Gjithashtu më herë ka reaguar dhe i vëllai, Xhevahiri i cili kërkon nga shteti bllokimin e ekstradimit ose në të kundërt nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë familjarët e Morinës do të vetëflijoheshin.

 

“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai