Ndarja nga jeta në kulmin e rinisë të gazetares dhe moderatores së njohur Adelajda Xhamani, e cila u bë e njohur në spektaklin televiziv “Big Brother”, ka shokuar mbarë opinionin publik.

Largimi i saj në mënyrë të parakohshme e të papritur ka prekur mbarë median dhe opinionin publik dhe të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për këtë humbje të madhe.

Krahas mijëra mesazheve ngushëllimi nga personalitete të njohura të botës së ekranit, por jo vetëm, nuk mund të mos bënte një dedikim tepër prekës dhe nëna e Bjordit, ish-të dashurit të Adelës.

Mesazhi i nënës së Bjordit, Antoneta Nushi
Me dhimbjen qě nuk ma perballon shpirti, po te shkruaj e dashura Adelajda.. Ti hyre ně jetën tone, me çiltersine tende,dhe le aty vehtem dashuri…. Ishe nje nga krijesat mĕ speciale dhe mĕ korrekte qe kame njohur dati tani,.dhe do te mbetesh, gjithmonĕ nĕ shpirtin time si modeli i vajzes se vertete Shqipetare..

Nje gje nuk e bere mire zemra ime….nuk mendove pĕr mamin tend qě te kishte piķe te dobet,e siç e therrisje ti (mbreteresha ime).

Nuk dua ta besoj akoma ikjen tende kĕshtu pa pritur, por jame e dindur, qě zoti te cilin ti è besoje dhe è doje shume, te perzgjodhi per vehten e tij.

Sigurisht atje ne parajse do te shkelqesh si nje YLL dhe do tě jesh Engjělli mĕ i bukur dhe mĕ i vlefshěm.. I pa harruar kujtimi yt…. Te puth fort. Adelajda Xhamani”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook