Ishte vetëm 17 vjeç dhe kishte një jetë të tërë përpara. Luke Taylor, ishte një nxënës i mirë, kishte shumë miq dhe një familje që e donte dhe nuk kishte shfaqur në asnjë moment shenja depresioni.

Krejt papritur në 5 maj, gjyshja e gjeti të vdekur, të vetëvarur pak pas festës së ditëlindjes. Gjithçka pasi e ëma e kishte qortuar pasi shtëpia e tyre në Stockport, të Anglisë, për rrëmujën e bërë gjatë festës. Luke kishte ftuar shokët për ditëlindjen dhe disa nga miqtë e tij kishin dëmtuar një pjesë të shtëpisë.

Kur e ëma u kthye nga kinemaja e qortoi të birin dhe ai u ofrua që të pastrojë shtëpinë dhe të vinte çdo gjë në vend. Por 24 orë më vonë, i riu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Policia kontrolloi telefonin e Luke dhe rrjetet e tij sociale, por nuk gjeti asnjë të dhënë lidhur me arsyen se pse i dha fund jetës.

Nëna e tij Caroline, e cila punonte në spital, tha gjatë një seance gjyqësore të kësaj të marte se, “I premtuam që të bënte një festë me rreth 20 miq. Kur festa nisi, shkuam në kinema për ti lënë vetëm, por kur u kthyem rreth orës 22.15, shtëpia ishte kthyer përmbys. Një ditë më vonë fola me Luke lidhur me rrëmujën dhe ai kërkoi ndjesë dhe më ndihmoi që të rikuperojmë një pjesë të dëmeve. Dukej normale”.

Ajo shton se atë ditë shkuan për drekë jashtë, por gjatë gjithë kohës ai nuk dukej mirë.

Rreth mesnatës së asaj dite, e gjeti gjyshja të varur në dhomën e gjumit.

“Kam torturuar veten duke menduar se diçka mund të kishte shkuar keq gjatë festës, por askush nga shokët e tij nuk na tha ndonjë gjë të dyshimtë. Nuk e kuptoj dot pse e bëri. Nuk ishte impulsiv, nuk kishte probleme mendore dhe me zor priste të ikte në Spanjë me gjyshërit dhe vëllanë e vogël”, tha ai.