Një 21-vjeçare nga Illinois i SHBA-së u shokua kur zbuloi se një përkujtimore do të mbahej për të dhe se ishte vetë nëna e saj që i kishte ‘organizuar’ vdekjen për të mbledhur para.

Britany Johnson Webster mësoi që një festë në nder të saj do të mbahej në një shtëpi funerali, tre orë larg në Ferguson të Missurit.

“Kishin vënë foto të miat në postera që shkruanin që unë të prehesha në paqe”, tha ajo për KSDK.

Nëna e saj identiteti i të cilës, ende nuk bëhet i ditur, pretendonte se Brittany u vra në një aksident automobilistik më 27 tetor dhe pranoi donacione për të organizuar përkujtimoren e saj.

“Britani e mbylli historinë e saj në 27 tetor të 2018. Ajo u thirr që të takonte të gjithë kafshët e saj të dashura nga ana tjetër e ylberit”, ishin disa nga pjesët e shkruara në përkujtimore, shkruan Daily Mail.

“Isha e tronditur. Ishte e gjitha një shpërthim emocionesh”, u shpreh Britanny, e cila u rrit nga gjyshërit e saj. Ajo shtoi se ndihej e mërzitur nga veprimet e nënës së saj për faktin se vëllai i saj kishte pak kohë që kishte vdekur.