49-vjeçarja Maike Borokovski u jepte fëmijëve ilaçe duke bërë sikur ishin sëmurë, që të merrte ndihmë nga shteti gjerman.

Ajo i detyronte fëmijiët të rrinin në karroca me rrota dhe madje i kërkoi shkollës të paguanin 124.000 euro për të vendosur një ashensor specifik për fëmijët, që të vazhdonin mësimin.

Ajo kishte raportuar shumë sëmundje për fëmijët, që nga hemofilia, reumatizma dhe astma.

Sipas gjykatës, gruaja i detyronte fëmijët të uleshin në karrocë me rrota për katër orë në ditë, dhe u jepte ilaçe të cilave s’ua kishin nevojën, ëpr të marrë asistencë shoqërore.