Një nëndetëse robot e drejtuar nga kërkues në Institutin Woods Hole Oceanographic (WHOI) zbuloi mbetjet e San José, një galion spanjolle që u fundos më shumë se treqind vjet më parë.

EMUS 6000, një nëndetëse robot, zbuloi rrënojat në afro 600 metra thellësi, pranë brigjeve të Kartagjenës, Kolumbi.

Vendndodhja e anijes së fundosur kishte qenë një mister i vazhdueshëm detar, i spekuluar nga historianët dhe i kërkuar nga gjuetarët e thesarit për dekada të tëra. Zbulimi u bë në vitin 2015, por WHOI vetëm kohët e fundit mori autorizimin për të publikuar detajet rreth zbulimit.

Nëndetësja REMUS 6000 me gjatësi 13 metra është projektuar për operacione të tilla, ku mund të arrijë një thellësi maksimale prej 6 kilometrash. Nëndetëset mund të vëzhgojnë një zonë të madhe duke përdorur navigimin akustik, dhe sistemet e imazheve me rezolucion të lartë në fund të anijes mund të sigurojnë detaje të vogla.

Anija e fundosur San José kishte një pasuri të madhe në ar, argjend dhe smerald, që do të thotë se mund të financonte luftën mes Francës kundër Anglisë. Thesari ka një vlerë prej 17 miliardë dollarë.

Kush i zotëron të drejtat për thesarin ka qenë objekt i një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme ligjore midis qeverisë kolumbiane dhe një kompanie eksploruese amerikane, prandaj u vonua shpallja e detajeve të zbulimit. Nga ana e tyre, skuadra Woods Hole nuk është e përfshirë në atë grindje të veçantë – ata thonë se janë eksplorues, jo gjuetarë të thesarit.

LEXO EDHE:  "Akt i çmendur terrorist", shpërthim me bombë në Kolumbi, 20 viktima dhe 65 të plagosur

Më shumë se treqind vite më parë, një galion masiv me tri maja sundonte oqeanin, të armatosur me 62 topa bronzi të gdhendur me delfinë. Një flamur i flotës spanjolle, thesari i San José po u transportonte nga Bota e Re në Europë. Ajo ishte në gjendje të përballej me çdo piratë ose anije rivale që mund të hasej rrugës … deri më 8 qershor 1708, gjatë Luftës së Spanjës, ku anija spanjolle në një përballje me një anije britanike ‘British Expedition’, u fundos.

Presidenti kolumbian Juan Manual Santos thotë se zbulimi tregon se anija nuk shpërtheu, duke rënë në kundërshtim me të dhënat historike. 600 njerëz humbën jetën kur anija u fundos.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook