Të gjithë njerëzit të cilët tymosin cigare përveç vesit të përbashkët, i bashkojnë edhe shumë veprime të tjera.

Të gjithë duhanëpirësit e dinë se çfarë vështirësish duhet të kalojnë në dimër, sidomos në ambientet ku nuk lejohet të tymosësh.

1 – Ka tymosur cigare të paktën një herë në tualetin e kompanisë apo ambienteve të tjera – Kur nuk të lejojnë ta ndezësh atë dreq cigareje brenda kush është zgjidhja më e shpejtë? Tualeti. Të gjithë duhanpirësit kanë shkuar të paktën në tualetin e një ambienti të tillë për të ndezur shpejt e shpejt një cigare. Sidomos në ambientet e zyrave. Këtë nuk e mohoni dot.

2 – Ka duruar temperaturat me minus duke u dridhur, por cigaren e ka tymosur – I keni parasysh ato netët e acarta të dimrit që temperatura e ambientit është më e ftohtë se në frigorifer? Ju nuk është se keni hequr dorë nga cigarja as në të tilla kushte. Keni dalë jashtë dhe ashtu duke e dridhur, e keni tymosur deri në filtër cigaren, dhe jeni futur brenda thuajse të ngrirë.

3 – Një herë në tre muaj thotë se do ta lërë cigaren – Është tipike apo jo. Çdo tre muaj, një ditë të bukur merrni vendimin për të lënë cigaren. Ja komunikoni të gjithëve me shprehjen “ja kjo është e fundit”, maksimumi e keni mbajtur fjalën deri në 1 javë, dhe pas një jave keni tymosur aq shumë sa keni kompensuar edhe ditët të cilët vendosët ta linit.

4 – Sa herë sëmureni me grip ju gënjen mendja se nuk keni nevojë për cigare – I vetmi rast kur një duhanpirës nuk e duron dot cigaren, është pikërisht kur sëmuret me grip. Hundët e bllokuara, fyti që të përcëllon, nuk ju lejon të tymosni. Ato 3-4 ditë ju ndiheni sikur kaq ishte, nuk keni më nevojë për cigare. Tani më në fund erdhi koha për ta lënë. Por pasi shëroheni e keni kuptuar që ishte vetëm një iluzion që nuk zgjati shumë.

LEXO EDHE:  Kontrabandonin kafe dhe cigare, arrestohen 17 persona në Tiranë (Emrat)

5 – Keni dalë në mes të natës duke kërkuar për cigare – E keni parasysh kur ju kanë mbaruar cigaret gjatë orëve të vona të natës? Epo të gjithë e dinë se çfarë fiksimi të kap në ato momente. Nuk e mohoni dot që të paktën një herë, keni dalë nga shtëpia duke kërkuar për një dyqan hapur deri në “fund të botës”.

6 – Keni gënjyer që nuk keni cigare kur ju kanë kërkuar – Kjo ndodh zakonisht kur nuk keni më shumë se dy cigare në paketë. Përtoni të blini, ose thjesht nuk doni të harxhoni më, dhe i keni rënë shkurt kur dikush ju ka kërkuar cigare.

7 – Keni debatuar keq me një person jo duhanpirës për vendin ku do uleni – Kur dilni me një person që nuk tymos cigare, e dini shumë mirë që ju pret ai debati i famshëm, “jashtë apo brenda”. Juve sigurisht ju intereson të uleni kudo që lejohet cigarja, ndërsa miku në fjalë nuk e do këtë gjë. Debati ka zgjatur të paktën 5-6 minuta, po shumicën e rasteve e fiton ai që tymos.