Besojeni ose jo, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave, një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave.

Te personat që vuajnë nga leucemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në AND-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja.

Ka disa nënlloje të leucemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik. Kur bëhet fjalë për leuceminë, të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike.

Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leucemisë.

Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leucemisë.

Lëkurë e zbehtë
Me zhvillimin e leucemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri fillojnë të pushtojnë palcën e kockave, prandaj bëhet më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme. Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës.

Lodhje 

Ashtu si në rastin e shumë sëmundjeve të tjera, lodhja është një simptomë zakonshme e leucemisë. Nëse ndiheni të lodhur dhe plogësht gjatë gjithë kohsë, sidomos nëse keni energji si më parë, flisni me mjekun. Lodhja mund të vijë edhe si pasojë e anemisë.

Infeksionet ose temperatura e lartë
Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leucemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh. Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen tek personat që vuajnë nga leucemia.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat që tregojnë se keni çrregullime hormonale

Probleme me frymëmarrjen
Përveç plogështisë dhe lodhjes, problemet me frymëmarrjen janë gjithashtu një simptomë që nuk duhet ta injoroni.

Vështirësi në shërimin e plagëve
Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leuceminë. Njollat e kuqe të vogla në lëkurë – një gjendje e njohur si petechiae – mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga leucemia.

Simptoma të tjera
Edhe pse nuk janë aq të zakonshme sa 5 simptomat e përmendura më sipër, djersitjet gjatë natës ose dhimbjet e gjymtyrëve lidhen gjithashtu edhe me leuceminë. Ndërkohë, rënia drastike nga pesha mund të jetë ose jo simptomë, varet nga nënlloji i leucemisë. Gjakrrjedhja nga hundët, ënjtja ose zmadhimi i nyjeve limfatike dhe ethet ose temperatura e lartë janë disa nga simptomat e mundshme gjithashtu.

Si vendoset diagnoza
Nëse, bazuar tek simptomat e përmendura më sipër, mjeku dyshon për leucemi, ai apo ajo rekomandon kryerjen e analizave të gjakut për të kontrolluar numrin e qelizave të kuqe dhe të bardha, si dhe platelet. Nëse analizat nuk dalin mirë, mjeku pastaj i referon tek hematologu – mjeku i specializuar në çrregullimet e gjakut ose kancerin. Duhet të bëhen më shumë analiza të specializuara për të siguruar një diagnozë të saktë dhe të prerë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook