Siç edhe është paralajmëruar ditën e nesërme me mbatjen e seancës plenare në Kuvend, opozita e bashkuar  do të zhvillojë protestën e radhës me qëllimin rrëzimin e qeverisë Rama.

Ndërkohë që ditën e sotme ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Florida Kërpacë ka publikuar në rrjetin facebook një video e cila shfaqet mënyra e krijuar nga forumi rinor i LSI, me qëllim mbrojtjen nga gazi helues që hedh policia gjatë protesteva, për të shpërndarë turmat e protestuesve.

“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës! Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati”, shkruan Kërpaçi bashkangjitur edhe videon.

Kujtojmë se Policia e Shtetit ka refuzuar t’i japë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së paralajmëruar për nesër përpara Parlamentit, por ndërkohë opozita është e vendosur, madje më herët ka paralajmëruar protestë çdo herë që do të mbahet seanca plenare në Kuvend.